Sport

Ndërpritet për disa minuta ndeshja Prishtina – Llapi, “Plisat” hedhin mjete piroteknike në fushë

Foto: Koha

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”, kjo pasi tifozët vendas “Plisat” kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, raporton KTV.

Image

“Plisat” kanë hedhur këto mjete piroteknike në shenjë proteste ndaj kryesisë së klubit.

E pas 14 minutave lojë, “Plisat” janë larguar nga stadiumi.