Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë në pingpong

Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë në pingpong

11 September 2019 15:46

Kosova do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë, i cili do të mbahet në Malta, në Universitetin e Gjimnastikës, nga data 11 deri më 15 shtator.

Kosova përfaqësohet nga juniorët Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Alma Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, kurse nga kadetët përfaqësohet nga Blendi Hajdari, Sylejman Cerkini, Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani. Lojtarët do të udhëhiqen nga trajnerët Besire Domaniku dhe Ridvan Hashani.

Federata e Pingpongut Malteze para fillimit të turneut të parë ndërkombëtar, ka organizuar kamp një ditor për pjesëmarrësit e turneut, i cili do të udhëhiqet nga një trajner ndërkombëtar, transmeton kp.

Pjesë e turneut do të jenë edhe Qipro, Ishujt Faroe, Irlanda, Libani, Norvegjia, Uellsi dhe Malta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme