Sport

Adoleshentja Andreescu mposht Williamsin për të triumfuar në US Open

Foto: Reuters

Adoleshentja kanadeze Bianca Andreescu ka mposhtur Serena Williamsin 6-3, 7-5 në finalen e US Open të shtunën në mbrëmje për të siguruar titullin e parë Grand Slam.

19-vjeçarja arriti të ndalte amerikanen që të barazonte rekordin e të gjitha kohërave prej 24 titujve Grand Slam.

Andreescu po ashtu u bë gruaja e parë kanadeze që fiton një trofe të madh.

Williamsi është duke ndjekur qe një kohë rekordin e Marcaret Courtit për trofe të fituar.