Pa pesë lojtarë të rëndësishëm, por me besim, entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga tifozët. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është gati për ndeshjen me Çekinë, që luhet të shtunën (sot) nga ora 15:00, në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Stadiumi do të jetë i stërmbushur me shikues, e lojtarët e përzgjedhësit Bernard Challandes do të jenë të stërmbushur me motiv e vullnet për të dhënë më të mirën e tyre. Të motivuar për një paraqitje të "çmendur", të tillë që kërkohet për të mposhtur një përfaqësuese të nivelit të lartë evropian si Çekia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë kjo përballje e dy përfaqësueseve që synojnë vendin e dytë në grupin A të eliminatoreve të rregullta për "Euro 2020". Respekti është i dyanshëm, është maksimal. E njëjtë është dëshira te "dardanët" për fitore, që me shumë mundësi do të ishte më e madhja deri më tani. Do të bënte që Kosova të kalojë Çekinë në tabelë e të vazhdojë më e qetë kualifikimet. Po ashtu të rrisë shumë gjasat për të avancuar në Evropianin e vitit tjetër përmes rrugës së parë, nga dy sa i ka gjithsej të hapura tani, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk do të jetë lehtë, aq më tepër që seleksionuesi impulsiv, Challandes, nuk mund të llogarisë në pesë titullarë: Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun e Herolind Shalën. Sfidë është zëvendësimi i tyre, gjetja e mënyrës për të dominuar ndaj çekëve të disiplinuar e po ashtu arritja e rezultatit të favorshëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)