Sport

Rikthehet Sarri

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është duke u rikuperuar nga pneumonia dhe sot ka arritur të marrë pjesë në ushtrime.

Ekipi në dispozicion të italianit ishte i limituar për shkak të ndeshjeve me kombëtaret.

Një njoftim nga Juve ka konfirmuar se trajneri po përmirësohet dhe pjesërisht ka marrë pjesë në stërvitjet e së mërkurës.

Trajneri ka pasur problem qe një muaj dhe ka munguar në dy ndeshjet e para të sezonit në Serie A kundër Parmës e Napolit.