Sport

Fillimi i vonshëm i Gjasulës me Shqipërinë

Descriptive Text

Mesfushori i Paderbornit, Klaus Gjasula, është i gatshëm për të debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Gjasula, 29-vjeçar, që këtë edicion ka tri paraqitje në Bundesligë të Gjermanisë, është ftuar për herë të parë nga seleksionuesi Edy Reja për ndeshjet eliminatore të "Euro 2020", që Shqipëria do t'i luajë me Francën dhe Islandën.

Gjasula, në konferencën për shtyp që u mbajt të martën në Durrës, ka thënë se ka ëndërruar për ditën kur do të jetë pjesë e Shqipërisë, transmeton Koha Ditore.

Më 7 shtator, Shqipëria do të jetë mysafire e Francës, kurse tri ditë më vonë në stadiumin "Elbasan Arena" e pret Islandën. Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të grupit H eliminator, të cilit i prijnë Franca, Turqia e Islanda me nga nëntë pikë të tubuara pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Shqipëria renditet e katërta me gjashtë pikë, duke lënë pas vetes Moldavinë (3) dhe Andorrën (0).

"Jam shumë mirë dhe është kënaqësi që jam këtu. E kam pritur gjatë këtë ditë dhe që të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin.

Do të ishte e madhe nëse luaj, por vendos trajneri. Vitet e fundit nuk kam menduar se do të vij kjo ditë, por më ka ecur mirë me skuadrën time Paderborn dhe tani luaj në Bundesligë. Natyrisht kur luan në Bundesligë është mirë", ka thënë Gjasula....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)