Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, e ka kthyer në shaka nervozizmin e bashkëlojtarit Sadio Mane në ndeshjen e fundjavës ndaj Burnleyt në Premier Ligë.
Liverpooli fitoi 3 me 0 të shtunën, por Mane u largua shumë nervoz në minutën e 85-të, pasi nuk kishte marrë një pasim nga Mohamed Salah në një rast ideal për gol, pak minuta para zëvendësimit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideo që tregonte nervozizmin e Manes në bankën rezervë të Liverpoolit u bë virale, ndërsa tani Milner ka kthyer gjithë situatën në shaka.
“Ndoshta e kam keqkuptuar, por jam shumë i sigurt se Sadio po reagonte pse nuk isha inkuadruar unë”, ka shkruar ai sot në rrjete sociale.
Këtë e mori me shaka edhe protagonisti kryesor i ngjarjes, Mane, që i komentoi Milnerit me “Pikërisht ajo për çka jam ankuar”.