E gjatë është lista e sukseseve të Zdenko Kordit si trajner i hendbollit. Kroati me karrierë prej mbi katër dekadash si trajner, në listën e gjatë të sukseseve, në pranverë shtoi edhe titullin e kampionit të Kosovës, të cilin e fitoi me Besa Famgas.
Tani Kordi po e përgatit skuadrën pejane për të befasuar në Kupën e EHF-së. Më shumë se për suksesin në Evropë, Kordi është i interesuar të zhvillojë diçka në klubin pejan, që vlerësohet shembull i organizimit në hendbollin, por edhe në sportin kosovar në përgjithësi, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlot risi ka pasur te Besa Famgas prej se kroati Zdenko Kordi është në klub. Ai erdhi vjeshtën e vitit të kaluar, por deri në mars punoi në hije, pa post zyrtar apo të paktën publik. Në mars u zyrtarizua në postin e trajnerit dhe Besa me gjithë konkurrencën shumë të fortë nga Kastrioti i Ferizajt, ia doli të vazhdojë dominimin në Superligë, duke fituar titullin e kampionit.
Besa ka kohë që ka nisur përgatitjet për edicionin e ri. Dhe skuadra pejane po luan miqësore me skuadra të vendeve të rajonit, praktikë jo shumë e përhapur deri më tani në hendbollin kosovar. Deri më tani klubet kryesisht kanë luajtur mes vete e jo me klube të vendeve të tjera, me ndonjë përjashtim. Por një klub serioz matet më së miri në përballje me klube nga vende të tjera.
Besa herët në shtator, më 7 e 8 shtator, luan në Pejë ndaj skuadrës së madhe zvicerane, Pfadi Winterthur, në rrethin e parë të Kupës së EHF-së. Te Winterthuri vlerësojnë se janë superiorë ndaj Besës dhe për këtë kanë pranuar që dy takimet t'i luajnë në Pejë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)