Manchester Unitedi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Southamptoni.
“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e dhjetë të ndeshjes, kur James shënoi pas asistimit nga McTominay, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, vendasit në pjesën e dytë u treguan më efikas, duke barazuar shifrat në minutën e 58 përmes Vestergaardit.
E në minutën e 73 Southamptoni mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Danso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por, përkundër kësaj epërsie numerike në fushë Unitedi nuk arriti të gjejë rrugën e fitores në këtë takim.
Pas katër xhirove Unitedi ka mbledhur pesë pikë dhe mban vendin e katërt. Kurse Southamptoni në vendin e 13 ka 4 pikë.