Sport

Propozohet shkëmbimi Dybala - Icardi

Foto: Goal.com

Juventusi e Interi ka gjasa të bëjnë shkëmbim të lojtarëve ofensiv para mbylljes së afatit kalimtar të verës, njofton “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

Nga Juventusi po pritet të transferohet te Interi, Paulo Dybala, ndërsa në shkëmbim në anën e kundërt do të kalojë Mauro Icardi, transmeton “Koha Ditore”.

Juventusi ka tentuar të shesë Dybalan këtë verë dhe argjentinasi ishte pranë kalimit te Tottenhami.

Ndërkohë skuadra torineze po ashtu ka insistuar për të transferuar Mauro Icardin nga Interi. Icardit i është thënë se më nuk është në plane të Interit.