Sport

Duncan ndihet i keqtrajtuar nga Liverpooli

Agjenti i talentit të Liverpoolit, Bobby Duncan ka akuzuar skuadrën kampione të Evropës se po i krijon dëme të shëndetit mental klientit të tij.

Duncan 18-vjeçar, kushëriri i legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, është kërkuar huazim nga Fiorentina këtë verë. Mirëpo Liverpooli ka refuzuar ofertat për të, transmeton “Koha Ditore”. Agjenti i Duncanit, Saif Rubie të mërkurën për media ka thënë se Liverpooli po i krijon dëme të shëndetit mental të riut, me stresin e madh që klubi i ka bërë.

“Arsyeja e vërtetë që ai nuk luajti në ndeshje të U-23 të hënën është pasi vuajti nga probleme mentale, me gjithë stresin që klubi i ka bërë. Jo vetëm që është me një pagë shumë të vogël, por ai ka edhe një stinor në kontratë dhe Liverpooli ka thënë se nuk do të ketë kontratë të re. Bobby nuk është larguar nga dhoma e tij për katër ditë për shkak të kësaj dhe kurrë nuk do të kthehet më në skuadër. Brenga ime është gjendja mentale e tij dhe shëndeti i tij”, ka thënë Rubie, përcjell “Daily Mail”.

Liverpooli ndërkohë ka lëshuar një komunikatë duke përgënjeshtruar deklarimet e agjentit.