Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, mund të kthehet në bankinën e klubit në ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, por raportohet se “Zonja e Vjetër” është irrituar nga refuzimi i tij që të lërë duhanin pavarësisht pneumonisë.
Italiani ka pasur probleme qe disa javë dhe nga ekipi mjekësor i klubit iu kërkua të pushonte në dy ndeshjet e para të Serisë A këtë sezon. Ai mungoi në udhëtimin në Parma, por janë shtuar spekulimet se mund të rikthehet për ndeshjen debutuese në shtëpi ndaj ish-skuadrës Napoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, “Correre della Sera” ka publikuar një fotografi të Sarrit teksa pozonte me një fans afër shtëpisë këtë javë dhe po mbante me vete një pako cigaresh.
Kjo u bë virale dhe agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se krerët e klubit tani janë të irrituar nga kjo sjellje e trajnerit.
Sarri ka vëzhguar qe disa ditë ushtrimet përmes videos për shkak të problemeve shëndetësore.
Ish-trajneri i Napolit dhe Milanit kohë më parë kishte konfirmuar se “konsumon rreth 60 cigare në ditë”.