Sipas raportimeve në Itali dhe Spanjë, negociatat mes Milanit dhe Atletico Madridit për transferimin e sulmuesit Angel Correas kanë dështuar.
Atletico raportohet se ka kërkuar rreth 40 milionë euro për lojtarin, por tani mediat në Itali e Spanjë raportojnë se gjithçka ka ngecur sepse oferta e Milanit nuk u përputh me kërkesën e spanjollëve.
U raportua se Milani ka kërkuar huazim për dy sezone të lojtarit me pagesën 5 milionë euro për vit, plus opsionin që të blihet më 2021 për 25 milionë euro. Kjo do të bëhej obligative nëse ai do të luante 45 minuta në 45 ndeshje të ndryshme për këtë periudhë.
Atletico megjithatë donte paratë menjëherë që të investonte në sulmuesin e Valencias, Rodrigo.
Afati kalimtar në të dy shtetet përfundon më 2 shtator.