Barça e bindur se do ta rikthejë Neymarin

Barça e bindur se do ta rikthejë Neymarin

27 August 2019 19:45

Barcelona është e bindur se do të kompletojë marrëveshjen për të rikthyer në Camp Nou Neymarin para fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas “Goal”, përfaqësuesit e Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit kanë vazhduar bisedimet për brazilianin edhe gjatë së martës.

Një delegacion i Barcelonës ka udhëtuar drejt Francës me ofertën prej 160 milionë eurosh plus bonuseve, që do të paguhen në tri këste.

PSG megjithatë po kërkon 100 milionë euro plus mbrojtësin Nelson Semedo dhe katalonasit nuk preferojnë të përfshijnë lojtarë në ofertë.

Pavarësisht këtyre dallimeve, raportohet se Barça është e bindur se do të arrijë marrëveshjen për të transferuar lojtarin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme