Sport

Parisi e sheh Zahan zëvendësues të Neymarit

Descriptive Text

Një delegacion i skuadrës kampione të Francës, Paris Saint-Germain ka udhëtuar në Londër për të finalizuar marrëveshjen me Crystal Palacen për transferimin e sulmuesit anësor Wilfried Zaha, bën të ditur "Mirror" të dielën.

Paris Saint-Germaini është i gatshëm të ofrojë 100 milionë funte (rreth 110 milionë euro) për Zahan, në rast se braziliani Neymar largohet nga skuadra këtë verë.

Neymar ka qenë në qendër të një beteje të transferimit mes Real Madridit dhe Barcelonës dhe Paris Saint-Germaini është duke shikuar për zëvendësim të tij, në rast se Neymar largohet këtë verë.

Zaha shihet si zëvendësues adekuat. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ishte kërkuar nga Arsenali këtë verë, por nuk u arrit një marrëveshje. Zaha 26-vjeçar stinorin e kaluar luajti 36 ndeshje në të gjitha garat ndërsa shënoi dhjetë gola dhe asistoi dhjetë tjerë.