Skuadra nënkampione e Spanjës, Atletico Madrid është duke u interesuar për të transferuar mesfushorin e Velez Sarsfieldit, Thiago Almada, raporton gazeta “Marca” të premten.
Atletico kishte tentuar të transferonte Almadan më herët këtë vit, por kishte dështuar të arrinte marrëveshje me Velezin, transmeton “Koha Ditore”. Almada 18-vjeçar në kontratën e tij me Velezin ka një klauzolë për lirim në vlerë 16 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBoca Juniors dhe Manchester City po ashtu janë duke përcjellur argjentinasin Almada, që po cilësohet si Lionel Messi i ri.
Almada ka luajtur gjashtë ndeshje me përfaqësuesen U-20 të Argjentinës.