Sport

Supertalentët e Chelseat që nuk e arritën potencialin e tyre të plotë

Descriptive Text

E gjitha sillet rreth të rinjve te Chelsea këto ditë.

Tammy Abraham po udhëheq vijën e sulmit, Mason Mount është forca kreative dhe trajneri i ri i Chelseat, Frank Lampard, po i gëzohet rikthimit të Reece James.

Por Chelsea është klub që njihet për marrje dhe zhvillim të disa prej futbollistëve më të mirë të rinj, para se të dështojnë ata të bëjnë hapin përfundimtar, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

“SunSport” paraqet disa nga djemtë e mrekullive që kanë dështuar të bëjnë hapin vendimtar, pas kalimit nëpër akademi të Chelseat.

Gael Kakuta

Emri Gael Kakuta do të mbetet sinonim për kontroversitetin jashtë fushe, por Kakuta dikur ishte një nga talentet më të ndritshme te klubi.

Chelsea u dënua me një ndalesë prej 16 muajsh të transferimit të lojtarëve nga FIFA në vitin 2009, për shtyrje të Kakutas që të shkëpusë kontratën me klubin e tij francez Lens në vitin 2007.

Lëvizja u duk se ia vlejti pasi Kakuta fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit të Akademisë, përfundoi golashënuesi më i mirë për skuadrën e të rinjve dhe fitoi titullin e Evropës për U-19 me Francën.

Kur ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2009, pas një suspendimi katër mujor nga FIFA, Mail on Sunday kishte shkruar një artikull me titull: “Djaloshi i ri i mrekullive i Chelseat, ia ka vlejtur gjithë bujën”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)