Sport

Havertzi në radarin e gjigantëve evropianë

Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar 20 vjeçari Kai Havertz ka zgjuar vëmendjen e top klubeve evropiane.

Sport 1 raporton se për shërbimet e talentit të Leverkusenit kanë shprehur interesim Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi, Barcelona e Real Madridi, transmeton Koha.net.

Havertz kishte shënuar në sezonin e kaluar 20 gola në 42 paraqitje, derisa vlerësohet me 99.5 milionë euro.