Sport

Kryeziu huazohet te Chiaso

Descriptive Text

Leotrim Kryeziu është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i grupmoshave të reja të Kosovës, që është pjesë e Luganos, është huazuar te skuadra zvicerane e ligës së dytë, Chiaso.

Lajmi është bërë i ditur nga Chiaso, që ka njoftuar se Kryeziu është huazuar deri më 30 qershor 2020 dhe do të bartë numrin 16.

20-vjeçari shkëlqeu me Luganon U19 në sezonin e kaluar, ku realizoi 19 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës, ndërkaq në të kaluarën ka qenë pjesë e Dritës, prej nga u transferua në Zvicër te Lugano.