Portieri i Werder Bremenit, Jiri Pavlenka ka thënë se mungesa e Milot Rashicës për shkak të lëndimit, është humbje e madhe.
Por, ai pret që futbollistët tjerë të skuadrës të mundohen ta mbulojnë zbrazëtinë e lënë nga ylli i skuadrës gjermane dhe Kosovës.
“Është e hidhur që Miloti do të na mungojë tani, por nga ana tjetër, jam i sigurt që futbollistët tjerë do ta japin maksimumin dhe mezi presin të jenë në formacionin bazë”, ka thënë Pavlenka, transmeton KTV.
Rashica u lëndua gjatë ndeshjes së parë të këtij edicioni dhe për shkak të problemeve me muskuj do të mungojë disa javë. Ai mund të mos jetë edhe në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator, atë kundër Çekisë dhe Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.