Leipzig nis bisedimet për Schikun

Leipzig nis bisedimet për Schikun

20 August 2019 21:42

RB Leipzig ka nisur bisedimet me Romën për një transferim të mundshëm të sulmuesit çek, Patrik Schick, bën të ditur "Sky Sport Italia" të martën.

Për Schikun janë duke u interesuar edhe skuadrat e Serie A si Fiorentina, Atalanta dhe Sampdoria.

Leipzig po planifikon të huazojë Schikun për një stinor me mundësi blerjeje në verë.

Një kalim në Bundesligë mund t'i përshtatet Schikut. Sulmuesi çek më herët ishte kërkuar edhe nga Borussia Dortmundi, por nuk u realizua ndonjë transfer.

Mirëpo, Schick mund të vendosë të mbetet në Serie A, ku disa skuadra e kanë në listën e dëshirave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme