Sport

Kastrati konfirmon interesimin nga Reims, beson se do të mbesë në Lokomotivë

Anësori i Kosovës dhe Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, ka konfirmuar se Reimsi në Francë ka shprehur interesim për ta transferuar në këtë afat kalimtar.

Megjithatë, në një përgjigje për KTV-në, Kastrati ka thënë se beson që do të mbetet pjesë e Lokomotivës të paktën edhe për gjashtë muaj.

“Ka oferta zyrtare në klub, përfshirë edhe Reimsin, por nuk është e vërtetë që brenda kësaj jave do të transferohem atje. Deri në fund të afatit kalimtar mund të ndodhë gjithçka, por unë besoj që do të jem pjesë e Lokomotivës edhe për të paktën 6 muaj e më pas do të shohim se çka do të ndodhë. Menaxherët e mi merren me këto gjëra. Unë jam i fokusuar në kampionat ku po më ecën mjaft mirë deri me tani”, ka thënë Lirim Kastrati për Sportin në KTV.

Në katër ndeshjet e deritanishme të sezonit të ri në elitën e futbollit të Kroacisë, Kastrati ka shënuar 1 gola e 2 asistime dhe ka qenë katër herë në formacionin e javës.