Përurohet stadiumi ndihmës në Korishë të Prizrenit

Përurohet stadiumi ndihmës në Korishë të Prizrenit

19 August 2019 15:12

Futbollistët e Komunës së Prizrenit do të kenë edhe një stadium të ri ndihmës. Në Korishë të Prizrenit u përurua sot stadiumi ndihmës në Boka Boka.

“Ky është projekti jo i fundit që po investojmë në Komunën e Prizrenit, kemi mjete të ndara edhe për stadiumin në Gjonaj, vetëm po presim të kryhen proceduat administrative nga ana e Komunës”, u shpreh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me rastin e inaugurimit.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi Ministrin Gashi dhe përmes tij MKRS-në për mbështetjen dhe kujdesin në investimet që po bëjnë në fushën e sportit.

Në promovimin e këtij objekti mori pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme