Bayern Muenchen është duke biseduar me Bayer Leverkusenin për një transferim të mundshëm të mesfushorit Kai Havertz, raporton “Sueddeutsche Zeitung” të hënën.
Havertz 20-vjeçar pritet të finalizoj transferimin te skuadra bavareze para fundit të afatit kalimtar të verës më 2 shtator, transmeton “Koha Ditore”. Ai do t’i jap fund një qëndrimi nëntëvjeçare te Leverkuseni.
Havertz shënoi të shtunën në fitoren 3:2 të Bayer Leverkusenit ndaj Paderbornit në xhiron e parë të Bundesligës.
Havertz stinorin e kaluar shënoi 20 gola dhe asistoi shtatë tjerë në 42 ndeshje në të gjitha garat.