Sot dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë - Çeki Foto: Reuters

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë - Çeki

19 August 2019 09:58
13:05

Sot do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, Kosovë – Çeki.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave pritet të jenë të njëjta me të ndeshjeve të kaluara.

Bileta më e lirë, ajo në Veri dhe Jug, do të jetë 5 Euro, në Lindje do të jenë 10 dhe 15 Euro, ndërsa në Perëndim 15 dhe 20 Euro.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP, që kushton 80 Euro.

09:58

Sot dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë - Çeki

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Çeki.

Biletat do të shiten ‘online’ në platformën www.tiks.app.

Takimi Kosovë – Çeki zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00.

Çmimi i biletave nuk është bërë i ditur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme