Sport

Bayerni vendos kundër rikthimit të Manxhukiqit

Aktiviteti i transferimeve për Bayernin në këtë verë ka marrë fund, sipas “Bild”, duke nënkuptuar që rikthimi i Mario Manxhukiqit nuk do të ndodhë.

Me transferimet e Ivan Perishiqit, Mickael Cuisance dhe Philippe Coutinhos, trajneri Niko Kovaç duket se është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion.

Sulmuesi i Juventusit u përfol si lojtar rezervë për Robert Lewandowskin, por Kovaç ka vendosur t’i besojë të riut Jan Fiette Arp.