Sport

Cavani pranë Inter Miamit

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të stinorit dhe t'i bashkohet skuadrës së re të ligës MLS të SHBA-së, Inter Miami, bën të ditur "La Gazzetta dello Sport".

Cavani 32-vjeçar raportohet se ka arritur një marrëveshje luksoze trivjeçare me Inter Miamin, skuadrën që drejtohet nga ikona angleze David Beckham.

Miami do të futet në ligës MLS në vitin 2020, ndërsa Cavani do të jetë me gjasë transferim në mesin e stinorit debutues. Cavani ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa te skuadra kampione e Francës gjendet që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga Napoli.

Stinorin e kaluar ai shënoi 23 gola dhe asistoi nëntë sosh në 33 ndeshje në të gjitha garat.