Sport

Fillimi i suksesshëm i Dajakut te gjiganti evropian

Për një muaj te Bayern Muencheni, Leon Dajaku ka provuar shumë gjëra. Ka shënuar, ka asistuar, ka qenë startues e rezervist. Po ashtu, ka luajtur me yj, me ekipin rezervë e me atë të të rinjve.

Ka shijuar fitore 23:0 e gjithashtu ka mësuar për atmosferën pas humbjes te gjiganti gjerman i futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

Të premten është bërë një muaj prej se 18-vjeçari Dajaku ka firmosur me Bayernin, që llogaritet prej skuadrave më të mëdha evropiane. Gjëra të reja kanë ndodhur në karrierën e futbollistit të talentuar e shumë të tjera priten në muajt e vitet e ardhshëm.

Dajaku po e sheh rastin e tij në klubin e madh e po ashtu klubi i madh po e vlerëson atë të rëndësishëm për të ardhmen.

"Mund të them që fillimi i karrierës te Bayerni është shumë i mirë për mua. Te Bayerni më kanë pritur shumë mirë. Bayerni ka insistuar për kohë të gjatë që të më transferojë dhe po ashtu unë jam i lumtur që jam në këtë skuadër kaq të madhe", ka thënë Dajaku në një bisedë për gazetën.

Më 16 korrik, Bayerni njoftoi se ka firmosur me Dajakun kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Dajaku fillimisht shihet si pjesë e ekipit të dytë të Bayernit, që luan në Bundesliga 3 të Gjermanisë. Por pritjet janë që pas një kohe futbollisti me prejardhje nga Skenderaj të kalojë në ekipin e parë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)