Sport

Mitrovica përballë gjigantit evropian, Wolfsburg

Një prej klubeve më të mëdha të futbollistëve, Milani, qëndroi pak ditë më parë në Kosovë, për një miqësore me Feronikelin.

Është ndarë shumë e madhe e parave për të sjellë Milanin në Kosovë. Në shtator, në Prishtinë, do të zbarkojë një tjetër skuadër shumë e madhe evropiane. Bëhet fjalë për futbollin e femrave dhe për skuadrën gjermane Wolfsburg.

Aktualisht Wolfsburgu është skuadër shumë më e madhe se Milani, nëse krahasohet futbolli i femrave me atë të meshkujve, shkruan sot Koha Ditore.

Wolfsburgu më 11 apo 12 shtator në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë do të takohet me skuadrën kampione të Kosovës, Mitrovicën. Do të jetë kjo ndeshja e parë e 1\16 së finales të Ligës së Kampionëve për futbolliste. Ndeshja e kthimit do të luhet në Gjermani më 25 apo 26 shtator.

Shorti për raundin e parë nokaut të Ligës së Kampionëve për futbolliste është tërhequr të premten në Nyon. Për herë të parë në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane zë vend edhe kampionia e Kosovës. Për Mitrovicën, shorti nuk ishte i favorshëm. Wolfsburgu është kundërshtari i dytë më i fortë pas kampionit aktual, Lyonit.

Kampioni i Gjermanisë ishte bartësi i dytë në short, ndërsa Mitrovica e fundit në listën e 16 skuadrave jobartëse. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)