Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në basketboll ka pësuar edhe një humbje të thellë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë.
Kosova të enjten luajti me Qipron, ndërsa pësoi 71:54.
Shkëputja e qipriotëve u bë qysh në çerekun e parë. Te Kosova statistikat më të mira i kishte Bardh Istrefi. Ai ndeshjen e mbylli me tetë pikë, katër kërcime e një asistim. Më efikasi ishte Eliot Peci me 15 pikë, dy kërcime e tri asistime.
Ishte kjo ndeshja e parë e Kosovës për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitat prej 17 deri 24. Në grupe, Kosova përfundoi e pesta (parafundit) në Grupin A, duke lënë prapa Norvegjinë.