Kosovar Sadiki, nga Hiberniani te Greenock Morton

Kosovar Sadiki, nga Hiberniani te Greenock Morton

14 August 2019 20:00

Talenti Kosovar Sadiki i është bashkuar skuadrës Greenock Morton.

Mbrojtësi i lindur në Gjermani që e përfaqësoi Kanadanë në grupmoshën U23, ka të drejtë loje po ashtu për Gjermaninë, Shqipërinë dhe Kosovën. Ai iu bashkua Hibernianit në janar nga skuadra kroate, Lokomotiva Zagreb, pas periudhës së kaluar në Easter Road.

U transferua nga trajneri Neil Lennon, por nuk arriti të paraqitej me ekipin e parë nën drejtimin e trajnerit tani të Celticut, dhe e njëjta gjë vazhdoi edhe nën drejtimin e trajnerit Paul Heckingbottom. Një gjë të tillë kërkon ta bëjë nën drejtimin e teknikut David Hopkin, transmeton KTV.

Para se të shkonte në Zagreb, Sadiki kaloi kohë në Akademinë e ekipeve të Stoke Cityt dhe Queen’s Park Rangers.

Mortoni do të luajë kundër Hibsit në Easter Road këtë të shtunë në rundin e 16-të më të mirëve në Betfred Cup.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme