Skuadra suharekase e basketbollit, Golden Eagle Ylli, ka nisur me përforcime për edicionin e ri.
Të martën Ylli ka njoftuar se ka firmosur me fundorin Altin Morina.
Morina ka luajtur për Yllin edhe në të kaluarën dhe është i pëlqyer nga tifozët e skuadrës, transmeton Koha Ditore.
Edicionin e kaluar basketbollisti prizrenas ishte lojtar i Prishtinës. Por në muajt e fundit nuk luajti fare dhe nuk ishte në skuadër.
Morina kishte ndihmuar Bashkimin e Prizrenit që të fitonte titullin e kampionit dy edicione më parë. Ka luajtur edhe për Rahovecin.