Sport

Balliu transferohet tek Almeria

Almeria është përforcuar me mbrojtësin shqiptar Ivan Balliu.

Klubi spanjoll e ka konfirmuar transferimin e 27 vjeçarit përmes faqes zyrtare, transmeton Koha.net.

Balliu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Almerian me opsionin për ta vazhduar edhe një vit tjetër.

Së fundmi ai kishte mbrojtur ngjyrat e klubit francez Metz.