Philippe Coutinho duket së më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.
Ai duket se ka vendosur të qëndroj në Camp Nou, duke ditur se afati kalimtar veror në Angli ka përfunduar.
Sipas prestigjiozes, Marca, ishte vet trajneri Valverde i cili po mundohej ta bënte të mundshme largimin e tij, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin me brazilianin tjetër, Neymarin.
Mirëpo edhe pas interesimit të Arsenalit dhe Tottenhamit, një gjë e tillë nuk u realizua, kështu që Coutinho mbetet të paktën edhe për një sezon tek ekipi blaugran./ksp