Sport

Sevilla dhe shkenca e afatit kalimtar të verës në futboll

Monchi ka gjysmë ore kohë të lirë, pak pas orës 8 të mbrëmjes, pasi që një takim ka përfunduar dhe një ende nuk ka nisur. Fillimisht ishte planifikuar një darkë me të, mirëpo është verë dhe planet e Monchit ndryshojnë shumë gjatë verës.

Edhe ato 30 minuta të lirë, dalin se nuk janë aq të lirë. Si drejtor sportiv i Sevillas, që mbikëqyr të gjitha bizneset e transferimeve të klubit, kjo është periudha më e ngarkuar e vitit e Monchit. Arsyeja pse nuk mund të dalë për darkë, për t'u intervistuar, është pasi që është duke finalizuar shitjen e sulmuesit kolumbian Luis Muriel te skuadra italiane Atalanta, shkruan Koha Ditore.

Monchi, emri i plotë i të cilit është Ramon Rodriguez Verdejo, ka vendosur celularin e tij para në tavolinë. Një dëshmi se nuk është thjesht një shpërqendrim. Celulari i vibron vazhdimisht.

Ka mjaft thirrje, por edhe shumë mesazhe, kryesisht në WhatsApp. Kjo është mënyra se si negociohen transferimet - pamja e parë e kontratës apo ndonjë ofertë për një lojtar vjen nëpërmjet WhatsAppit - dhe është metoda e preferuar e komunikimit për Monchin.

Në qershor, korrik dhe gusht, kur afati kalimtar është i hapur, ai nuk mund t’i mbajë ritmin me mesazhet e shumta që merr. Në momentin kur i përgjigjet njërit mesazh, vijnë edhe shumë të tjerë. Shumë mesazhe mbesin të palexuara, që mbesin në hije nga ato që janë pak më urgjente... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)