Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiq, raportohet se po monitorohet nga Bayerni që është i interesuar ta huazojë kroatin, me opsion për blerjen e tij në fund të sezonit.
“SkySport Italia” raporton se Juventusi dhe bavarezët janë në negociata të avancuara për huazimin e tij dhe për mundësinë e transferimit të përhershëm të tij në Gjermani për 15 milionë euro.
Manxhukiq ishte pjesë e Bayernit edhe në të kaluarën. Aty u paraqit nga viti 2012 deri më 2014.
33-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri më 2021.