Sport

Forlan pensionohet nga futbolli

Foto: Getty Images

Ylli uruguaian Diego Forlan ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist.

Forlan kishte luajtur në Evropë për skuadra si Manchester United, Atletico Madrid, Inter dhe Villarreal, ndër të tjera, ndërsa ishte yll i përfaqësueses së Uruguait, transmeton “Koha Ditore”. Forlan 40-vjeçar ka luajtur 112 ndeshje me fanellën e Uruguait.

“Nuk ka qenë e lehtë, nuk kam dashur të që të vijë kjo kohjë, por e kam ditur se do të vinte”, ka thënë Forlan. Ish-bashkëlojtari i Forlanit te Uruguai, Luis Suarez ka pasur fjalë të mëdha për sulmuesin ikonik.

“Histoik për futbollin uruguaian. Jam falënderues për gjithë momentet e paharrueshme që ke bërë në jetën e uruguaianëve, duke luajtur në përfaqësuese apo me klube. Gjithmonë do të jem falënderues për atë që më ke mësuar, brenda dhe jashtë fushës. Ishte ëndërr të luaja me një nga idhujt e mi. Gjithmonë do të jesh një legjendë në Uruguai”, ka shkruar sulmuesi i Barcelonës, Suarez në “Twitter”.