De Bruyne: Ndihem më mirë fizikisht se në sezonin e kaluar

De Bruyne: Ndihem më mirë fizikisht se në sezonin e kaluar

06 August 2019 12:44

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne tha se ndihet më mirë në krahasim me sezonin e kaluar.

Belgu vuante nga një problem në gju sezonin e kaluar, derisa ekipi i tij fitoi Premier Ligën.

“Ndjehem më mirë fizikisht krahasuar me sezonin e kaluar. Të shtunën ishte loja e parë. Shumica e lojtarëve luajtën 90 minuta për dallim nga sezonet e kaluara, në të cilët luajtëm 60 minuta”, deklaroi ai./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme