Trajneri italian Gennaro Gattuso ka refuzuar mundësinë që të marrë drejtimin e skuadrës së Ligue 1 të Francës, Nantes, bëjnë të ditur mediumet e huaja të dielën.
Nantesi i kishte ofruar Gattusos kontratë dyvjeçare, por ish-trajneri i Milanit nuk e ka pranuar ofertën, transmeton Koha Ditore.
Nantes e ka kërkuar Gattuson si zëvendësues të Vahid Halilhoxhiqit, që ka dhënë dorëheqjen këtë javë, pak ditë para fillimit të stinorit të ri.
Gattuso aktualisht është i papunë, pasi ka ndërprerë marrëveshjen me Milanin.