Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco përcjellë të dielën "Daily Express".
Mësohet se City tashmë ka kontaktuar Realin, duke i bërë me dije se është i gatshëm të paguajë rreth 70 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij, transmeton Koha Ditore.
Isco pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që e sheh mesfushorin spanjoll si përforcim të madh për edicionin e ri, që nis javën e ardhshme.
Isco më herët pati paralajmëruar largimin nga Reali, pasi nuk është i kënaqur me trajtimin e tij. 27-vjeçari, edicionin e shkuar ka shënuar gjashtë gola në 37 ndeshje.
Ai te Reali është prej vitit 2013 kur u transferua nga Malaga dhe ka kontratë deri në vitin 2022.