Sport

Interi nis negociatat për Rebiqin

Ekipi nga Serie A, Interi është në negociata të avancuara me Eintracht Frankfurtin për transferimin e sulmuesit Ante Rebiq.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga "Sky Sports", transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Interi ka kthyer sytë kah Rebiq, pasi ka dështuar të bind lojtarët si Romelu Lukaku, Edin Xheko e Edinson Cavani t'i bashkohen.

Rebiq shihet si përforcim ideal nga trajneri Antonio Conte, i cili është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e tij.

Rebiq 25-vjeçar, edicionin e shkuar ka patur paraqitje të mira te Eintrachti, duke shënuar dhjetë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Verona, RB Leipzigu e Spliti. Rebiq ka edhe 28 ndeshje me Kroacinë.