Sport

Hamiltoni jep spektakël dhe fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Foto: Reuters

Lewis Hamilton fiton “Çmimin e Madh” të Hungarisë në Formula 1.

Këtë piloti britanik e arriti, pas një parakalimi vendimtar ndaj Max Verstappenit katër xhiro nga fundi i garës, transmeton KTV. 

Mercedes fitoi me një pit-stop, duke bërë që Hamilton të dalë para Red Bullit, që kishte fituar “pole-position”, e parë në karrierë.

Në vendin e tretë përfundoi Sebastian Vettel me Ferrarin.