Kampioni i Anglisë, Manchester City e ka mposhtur kampionin e Evropës, Liverpoolin në finalen e FA Community Shield.
Fati i fituesit u vendos në penalti, pasi në 90 minuta rezultati ishte 1 me 1, transmeton Koha.net.
City e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 12 përmes Raheem Sterlingut, që shënoi nga afërsia nga një asistim i David Silvas.
Derisa Liverpooli arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë përmes Joel Matipit, i cili në minutën e 77 shënoi nga një asistim i Van Dijkut.
Në minutën e 79 në lojë hyri edhe Xherdan Shaqiri, i cili ekzekutoi me sukses penaltinë e parë për Liverpoolin.
Por, ishte Ëijnaldum ai që nuk arriti të shënojë nga penaltia, kur Bravo priti goditjen e tij për ta ndihmuar Cityn ta fitojë këtë trofe.