Sport

Si atlete Felix nuk ishte e zëshme, si nënë ka vendosur ta ngrejë zërin

Një rregull themelore e garave të sprintit në atletikë është të qëndrosh në korsinë tënde. Dhe me vite, Allyson Felix ka aplikuar këtë rregull në çdo etapë të karrierës. Përqendrimi i tepërt e ka ndihmuar atë të bëhet amerikania më e dekoruar në histori të Lojërave Olimpike.

Deri në moshën 30-vjeçare ajo kishte fituar nëntë medalje olimpike, gjashtë të arta dhe tri të argjendta dhe 11 të botës. Ajo "përfaqësonte" një kompani të veshjeve, reklamonte produktet dhe qëndronte e heshtur për çështjet që nuk kishin të bënin me performancën e saj në atletikë. Mendimi për të përdorur platformën e saj për qëllime të tjera e frikësonte atë. Ajo e shihte veten, kryesisht dhe vetëm, si një atlete.

"Unë nuk jam person që do të shkund gjërat. Gjithmonë kam qenë person shumë i qetë. Nuk është e natyrshme për mua që të dalë dhe të kem qëndrim të fortë në gjëra të ndryshme", ka thënë Felix.

Vitin e kaluar, momenti më pikëllues i jetës së saj, transformoi Felixin. Në nëntor, Felix lindi vajzën Camryn në një lindje të parakohshme me prerje cezariane. Lindja e la Felixin me komplikime fizike. Camryn ndërkohë kaloi javët e para në inkubator, duke luftuar për jetën. Ndërkohë kontrata e saj e sponsorizimit me "Niken" kishte skaduar dhe siç thotë Felix, kompania e uroi atë që u bë nënë me një ofertë të reduktuar dhe kjo në mënyrë drastike. Derisa ajo po shqetësohej për shëndetin e vet dhe të Camrynit kryesisht, nisi të hamendësonte nëse do të garonte sërish.

Fundjavën e kaluar, Felix u kthye në Kampionatin e SHBA-së të mbajtur në Des Moines. Ajo vrapoi më ngadalë se zakonisht, por arriti deri në finale të 400-metërshit. Në finale dështoi të siguronte një vend në skuadrën e SHBA-së për Botërorin këtë vit për të garuar në konkurrencë individuale. Mirëpo, ajo është kualifikuar si anëtare e stafetës 4x400 metra për Botërorin që do të mbahet në Katar në vjeshtë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)