Sport

Rashica merr çmimin “Lojtar i Sezonit” nga Bremeni

Foto: Instagram

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka pranuar çmimin “Lojtar i Sezonit” nga klubi i tij Werder Bremen.

Mesfushori sulmues i këtij klubi gjerman është shprehur i lumtur për këtë çmim dhe ka premtuar se do të bëjë më të mirën për sezonin e ardhshëm.


Lexoni edhe: 

Rashica flet për synimet në sezonin e ri dhe lidhjen që ka me Kosovën


Pranimin e këtij çmimi ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për dhënien e çmimit si ‘Lojtar i Sezonit’. Kjo do të thotë shumë për mua! Do të bëj më të mirën në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Rashica.