Sport

PSG-ja rikthehet nga disavantazhi për të fituar Super Kupën e Francës kundër Rennesit

Foto: PSG / Twitter

Zëvendësuesi i Paris Saint-Germain Angel Di Maria ia siguroi fitoren ekipit të tij pas një goli spektakolar nga gjuajtja e lirë dhe në listën e golashënuesve ishte edhe Kylian Mbappe në ndeshjen që kampionët e Ligue 1 e nisën në disavantazh për t’u rikthyer dhe mposhtur Stade Rennes 2-1 dhe të ngrenë Super Kupën Franceze në Shenzhen të shtunën.

Adrien Hunou i dha epërsinë skuadrës së tij Stade Rennes pavarësisht dominimit të plotë të PSG-së në pjesën e parë dhe skuadra e Thomas Tuchelit më në fund e arriti fitoren e merituar duke iu falënderuar golave të pjesës së dytë nga Mbappe e Di Maria, shkruan Koha.net.

Fitorja e shtatë me radhë e Super Kupës për Parisin është shifër rekorde – duke lënë prapa Olympque Lyonnaisin me gjashtë nga 2002-2006 – dhe nënkupton se do të nisin mbrojtjen e titullit me vullnet të madh pavarësisht dyshimeve rreth të ardhmes së Neymarit.

Sulmuesi 27-vjeçar i Brazilit, që ishte i lidhur me një kthim te Barcelona, po e shikonte ndeshjen nga tribunat e stadiumit Shenzhen Universiade Sports Centre.