Sport

Mulaomeroviqi zgjedh 12-shen përfundimtare për sfidat ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista

Divine Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

Erjon Kastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Meriton Ismaili

Dardan Kapiti

Samir Zekiqi

Damir Mulaomeroviq - Trajner

Bujar Loci - Ndihmëstrajner

Ilir Selmani - Ndihmëstrajner

Andin Rashica - Ndihmëstrajner