Sport

Ramadani: Tifozët tanë t’i japin mesazh Evropës

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka thënë se pret që tifozët kosovarë t'i japin mesazh Evropës me sjelljen e duhur në ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislavës në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Një ditë para ndeshjes së kthimit në Prishtinë, Ramadani ka thënë se beson që ekipi i tij mund ta përmbysë disavantazhin prej 2 me 1 nga ndeshja e shkuar.

Ai ka porositur tifozët kosovarë që të mos bëjnë ofendime siç kishin bërë sllovakët në ndeshjen e parë.

“Do t’i qasemi ndeshjes sikurse në takimin e parë. Duhet të kemi kujdes pasi përballë kemi një skuadër cilësore e cila është e rrezikshme në kundërsulme. Besoj që futbollistët do ta japin maksimumin në mënyrë që të kalojmë tutje. Presim përkrahjen nga tifozët të cilët duhet të japin mesazh për Evropën duke mos bërë ofendime dhe në fund kush të fitojë të duartrokasin”, ka deklaruar Ramadani, raporton KTV.

Në ndeshjen që Feronikeli e humbi 2 me 1, tifozët vendas bënë thirrje anti-Kosovë dhe vendosën parulla se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”