Sport

Dybala e do qëndrimin te Juventusi

Foto: Reuters

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka vendosur të luftojë për një vend në ekipin e parë dhe të mos largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Sipas “SkySports” në Itali, argjentinasi ka vendosur të shkurtojë pushimet për t’u kthyer në Torino për të nisur ushtrimet me trajnerin Maurizio Sarri.

Është spekuluar shumë ditëve të fundit se Dybala është cak i klubeve angleze, Manchester United e Tottenham Hotspur, por lojtari duket se nuk është pro largimit prej kampionit italian.