Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi në garë për Malcolmin

Pas Romës, edhe Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Malcolm që do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

"Goal.com", të premten ka raportuar se Dortmundi tashmë ka kontaktuar Barcelonën dhe për transferimin e Malcolmit i ka ofruar 42 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu që, gjasat janë të mëdha që Barcelona të pranoj ofertën e ekipit gjerman, duke patur parasysh se vitin e shkuar e pati transferuar Malcolmin nga Bordeauxi për 41 milionë euro.

Braziliani 22-vjeçar, nuk e ka dëshmuar veten në edicionin e shkuar te Barça dhe për këtë arsye do të largohet. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 kurse ka shënuar katër gola në 24 ndeshje në edicionin 2018/19.